Fier, sekuestrohen 119 kg kanabis, dy ne pranga

10/03/2009 09:55

Policia e Fierit ka sekuestruar nje sasi prej 118.5 kilogramesh kanabis sativa dhe ka prangosur 2 poseduesit e lendes narkotike.

Mit’hat Velaj dhe Bajram Minaj nga fshatrat Klos dhe Hekal, u arrestuan ne vendin e quajtur Shkembi i Kuq, ndersa gjate kontrollit iu gjet edhe nje arme kallashnikov.

Policia ka nisur hetimet per te pare nese ka te tjere bashkepunetore. Pritet qe dy te arrestuarit te dalin para drejtesise ku do te japin sqarime per lenden narkotike.

Top Channel