Prokuroria: Burg perjete per Gaxhain

09/03/2009 17:25

Prokuroria e Krimeve te Renda kerkoi burgim te perjetshem per Gazmend Brraken i njohur si “Gaxhai”, ndersa te njejten mase denimi kerkoi edhe per 4 pjesetaret e grupit te tij Armando Sulejmani, Sokol Sinomatin, Edmond Leskaj dhe Gazmend Nebiun.

Ata akuzohen per disa lloje krimesh gjate trazirave te vitit 1997 ne Vlore.

Prokurori permendi si te tilla 5 vrasje, si dhe vrasjen per shkak te cilesive te vecanta te nje polici dhe vjedhjes me dhune. Gaxhai aktualisht po vuan nje denim me burgim te perjetshem per vepra te tjera penale qe i perkasin serish vitit 1997.

Top Channel