Kapet mat profesori venezuelian i Harvardit, zbulohet se përdori inteligjencë artificiale për të shkruar një artikull kundër Trump
Presidenti amerikan Barak Obama do te firmose sot nje urdher ekzekutiv, qe do te heqe kufizimet ndaj fondeve federale per kerkime shkencore ne fushen e qelizave embrionale.
Obama pritet ta beje te njohur kete vendim ne nje takim ne Shtepine e Bardhe. Perkrahesit e idese thone se kerkimet per qeliza embrionale mund te perdoren per perparimin e mjekesise, ne trajtimin e semundjeve, si Alxajmeri, Parkinsoni, apo per kurimin e demtimeve ne shtyllen kurrizore.
Kritiket thone se perdorimi i qelizave embrionale te njeriut per kerkime eshte nje akt i pamoralshem, qe nuk mund te justifikohet, edhe pse rezultati qe ai arrin eshte pozitiv. Ky veprim ka krijuar debate, sepse embrionet njerezore shkaterrohen, me qellim qe te merren qelizat e tyre per eksperimentim.
Ne gusht te vitit 2001, presidenti Bush e ndaloi fondin qeveritar per kerkime ne fushen e qelizave embrionale. Ai i vuri veton nje perpjekjeje ne Kongres per ta ndryshuar vendimin.
Top Channel