Informimi, debat Topi-Alibeaj

09/03/2009 16:20

Transparenca dhe informimi i publikut eshte shnderruar ne nje tjeter debat ne distance mes presidentit te Republikes dhe perfaqesuesve te qeverise. (UPDATE)

Presidenti Topi iu referua se kaluares komuniste gjate te ciles e drejta per informim ishte e censuruar, por sipas presidentit qytetaret vazhdojne te ankohen per mungesen e transparences.

“E drejta per informim eshte pjese e nje fjalori per secilin. Kemi shume ankesa, pasi shume shkojne edhe ne institucionin e Avokatit te Popullit. Ne mjaft raste qytetaret jane te painformuar, ndersa debati zhvillohet ne media”, u shpreh Topi.

Por ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, nuk sheh probleme ne marrjen e informacionit nga publiku, jo vetem ne ceshtjen e pronave, por edhe fusha te tjera.

“Sot per sot nuk ka ne administraten publike asnje lloj pengese per marrjen e informacionit. Sot nuk ka mekanizma per te percaktuar me ligj ne urdhera dhe rregullore per lehtesimin e marrjes se informacionit”, u shpreh Alibeaj.

Por gjate takimit me 13 ombusdmene te Europes ne Tirane nuk kane munguar edhe referencat per ceshtjen Pango. Avokati i Popullit, prites i takimit nderkombetar me teme “Lirine e Informimit”, vleresoi rolin qe ka media per te denoncuar fenomenet e korrupsionit, konfliktit te interesave dhe veprimeve te tjera te pamoralshme te zyrtareve publike.

Top Channel