15 marsi, PS krijon koalicionin qytetar

09/03/2009 15:45

Larg flamujve partiake, Partia Socialiste krijon koalicionin qytetar qe do te prije me 15 mars manifestimin ne kujtim te tragjedise se Gerdecit, qe mori jeten e 26 qytetareve dhe shkaterroi mbi 300 shtepi.

Motos se PS-se, “Mos Harro”, i jane bashkuar sindikatat e Veteraneve, te Minatoreve, Komiteti i Ushtarakeve ne Lirim, Shoqata e Gerdecit, si dhe drejtues te partive opozitare.

Kryetari i opozites, Edi Rama, e vecoi 15 marsin si diten e bashkimit qytetar.

“Shqiperia e shume plageve te hapura me 15 mars, i kthehet nje plage e cila mund te mbyllet vetem kur te behet drejtesi, kur e verteta te zbardhet plotesisht dhe kur te gjithe pergjegjesit te marrin ate qe u takon”, u shpreh Rama.

Komentet nen moton “Mos Harro” dhane dhe disa nga perfaqesuesit ne takim.

Kreu i PSD-se, Skender Gjinushi, deklaroi se Gerdeci eshte nje krim shteteror, ku plasi korrupsioni qeveritar, ndersa kreu i G99, Erjon Veliaj, iu referua ne komentin e tij, mitingut paralel te lajmeruar nga LSI me 15 mars. Veliaj u shpreh se kreu i LSI-se tashme eshte anetar i qeverise Berisha.

Top Channel