Vrau vellane, arrestohet lazaratasi
06/03/2009 08:50
Policia e Gjirokastres ka arritur te zbuloje pas 12 ditesh nje vrasje te ndodhur ne nje familje ne fshatin Lazarat.
Ngjarja e ndodhur me 22 shkurt te ketij viti ishte trajtuar fillimisht si vetevrasje, pasi kete version kishin dhene deshmitaret okulare, qe jane vellai i viktimes dhe
gruaja e tij.
Por, pas hetimeve rezultoi se behet fjale per nje krim brenda familjes dhe policia vuri ne pranga vellane dhe kunatin e Adriatik Skenderit, 34-vjecarit qe nderroi jete ne spitalin e Gjirokastres.
Skenderi ne bashkepunim me bashkeshorten e tij, Refike, ka vrare me arme zjarri vellane, pas nje konflikti per motive te dobeta ne oborrin e shtepise se tyre.
Top Channel