Topi: Firmosa pa hezitim shkarkimin e Pangos

06/03/2009 12:35

Presidenti i Republikes Bamir Topi, deklaroi dy dite pas skandalit me ish-ministrin e Turizmit, Ylli Pango, se e ka firmosur pa hezitim propozimin per shkarkimin e tij.

Duke theksuar se si kryetar shteti, ai mund te pergjigjet vetem ne menyre institucionale per ceshtjen, Topi ka premtuar qe do ta dekretoje emrin e ministrit te ri te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, menjehere sapo te marre propozimin nga kryeministri.

Ylli Pango, ish-minister, u shkarkua pak minuta pas publikimit te emisionin “Fiks Fare”, te pamjeve filmike, ku i ofronte nje vajze te re nje vend pune, ne kembim te favoreve seksuale.

Top Channel