Rama: Berisha duhet te kerkonte ndjese

06/03/2009 14:05

Kryetari i Bashkise, Edi Rama, deklaroi se priste nga kryeministri i vendit te kerkonte ndjese per skandalin e nje anetari te kabinetit te tij dhe jo te hidhte balte mbi punen e bashkise.

Rama theksoi se me skandalin e fundit, u tregua qarte se qeveria ka deshtuar, ndersa kryeministri ka zgjedhur vetem oborrtare per te qene ne sherbim te tij dhe jo te qytetareve.

“Kryeministri duhet te kerkonte ndjese, te inkurajonte punonjesit e administrates per gjithcka sa ndodhi”, u shpreh Rama.

Sipas kryebashkiakut, njekohesisht drejtues i opozites, ngjarja e fundit demtoi imazhin e Shqiperise ne syte e nderkombetareve.

Ndersa duke komentuar akuzat e sotme te kryeministrit ne takimin e ALUIZNI-t, se Rama po mban peng zbatimin e planit urbanistik, kryetari i bashkise theksoi se po vazhdohet ne menyre te panderprere te hidhet balte mbi punen e bere deri me sot.

“Edhe pse ka kritikuar dhe akuzuar pa motiv punen e bashkise, kryeministri eshte ndeshkuar me shume se nje here me voten e qytetareve. Gjithsesi edhe njehere do te jene vete shqiptaret qe do t’i japin pergjigjen e merituar Berishes me 28 qershor”, u shpreh Rama.

Berisha: Rama po pengon planin urbanistik

Kryeministri, Sali Berisha, kerkoi sot ne nje takim te ALUIZNI-t, qe ndertuesit te mos pranojne qe te mbahet peng plani urbanistik.

Duke akuzuar kryebashkiakun Rama, se po pengon zbatimin e planit, Berisha theksoi se “Tirana eshte shembulli i informalitetit per shkak te kancerit te korrupsionit”.

Nder te tjera kryeministri permendi se informaliteti eshte nje karakteristike e qeverise socialiste, ndersa kryetari i Bashkise ka frike te dorezoje qytetin, per shkak se u ka dhene toke kompanive ndertuese.

Top Channel