Pango, tani as pedagog

06/03/2009 14:55

Pas detyres si minister, Ylli Pango rrezikon edhe statusin si pedagog. Kryetari i Konferences se Rektoreve, Jorgo Kacani ka deklaruar se ish-ministrit te Kultures, i duhet hequr edhe  statusi i pedagogut pasi ka shkelur ligjin e arsimit te larte. 

“Nje pedagog i tille nuk mund te jete anetar i stafit pedagogjik. Cilido te ishte ai prind do ta kishte te pamundur t’ia besonte femijet nje edukatori, te cilit i eshte shembur baza e moralit”, u shpreh Kacani.

Sipas zotit Jorgo Kacani, pas kesaj ngjarjeje rektori i universitetit te Tiranes, por edhe dekani i Shkencave Sociale duhet te zbatojne ligjin e Arsimit te Larte, qe zhvesh zotin Pango nga petku i pedagogut

Ish-ministri i Kultures, Ylli Pango ka qene per disa vite dekan dhe pedagog ne Fakultetin e Shkencave Sociale dhe kohet e fundit, per shkak te angazhimit ne politike, punonte si pedagog i jashtem.

Top Channel