Organizatat e grave te Kosoves pergezojne “Fiks Fare”

06/03/2009 15:30

Perpos jehones ne mediat vendase, skandali seksual me ne qender ish ministrin e Kultures, Ylli Pango, ka terhequr edhe vemendjen edhe organizatave te grave ne Kosove.

Ne nje leter perkrahjeje per gazetaret e “Fiks Fare”, rrjet i 86 organizatave te grave qe veprojne ne tere Kosoven, pershendet perpjekjet dhe dedikimin e tyre ne ekspozimin e nje ngacmimi seksual ndaj nje femre qe aplikon per pune.

Ne leter thuhet:

“Ju pergezojme per guximin tuaj per ekspozimin e korrupsionit qe shpuri deri te shkarkimi i Ministrit vetem pak kohe pas emetimit qe edhe nxiti debatin mese te nevojshem brenda Qeverise dhe Parlamentit te Shqiperise lidhur me kete çeshtje qe nuk eshte debatuar shume deri me tani. Mendojme se mediat duhet te jene vigjilente per luftimin e korrupcionit dhe paraqitjes se zyrtareve te korruptuar, ato rralle ndermarrin rrezikun e nevojshem qe te nxjerrin ne pah keto dukuri negative. Fatkeqesisht, shume shpesh mediat heshtin nga ndikimi i partive politike dhe politikaneve te korruptuar. Heshtin per krimin e organizuar. Ne percjellim programin e televizionit tuaj dhe shohim per çdo dite e jave guximin dhe raportimin e kualititetit te larte hulumtues te demostruar nga Top Chanel, sidomos ne Fiks Fare dhe Protokalli, ku permes humorit nxjerrni ne pah dukurite negative te shoqerise shqiptare”.
 
Me pas, Rrjeti i Grupeve te Grave te Kosoves, shton se masat e qeverise per largimin e zyrtareve te korruptuar nuk duhen ndalur ketu.

Vec pershendetjes per iniciativen qe solli shkarkimin e paprecedent te nje ministri per perfshirje ne nje skandal seksual, ato shprehin gadishmerine per te dhene ndihmesen e tyre ne te ardhmen, nese do te jete nevoja.

Top Channel