Meta, akuza ndaj Berishes dhe Rames

06/03/2009 18:40

Kryetari i LSI, Ilir Meta duke folur pasditen e sotme ne konventen e grave te partise se tij, ka akuzuar qeverine per nje sere skandalesh, ne vecanti per ate te Gerdecit dhe per skandalin e fundit me ish-ministrin e Kultures Ylli Pango.

“Qeveria e sotme ka thyer rekordet e skandaleve qe mund te ndodhin. Qeveria e Berishes eshte qeverisja e predhave dhe e mbertheskave”, ka deklaruar Meta.

Por pervec qeverise, kreu i LSI ka hedhur akuza edhe ne adrese te kryetarit te PS, Edi Rama, duke e cilesuar ate si nje bashkepunetor te kryeministrit dhe si nje njeri qe nuk perfaqeson politiken e re.

“Kreu i PS i dha votat Berishes per te realizuar ndryshimet ne Kushtetute. Eshte ky kryetari i opozites, qe per fat te keq nuk perfaqeson asnje politike te re”, ka pohuar Meta.

Ai e ka akuzuar liderin e opozites se po thur plane ndaj tij, si dhe ka shprehur gatishmerine qe te perballet hapur me te.

“Ai duhet ta kete te qarte, se sado qe te fshihet prapa grave qe keqtrajton nuk mund t’i fshihet perballjes me Ilir Meten. Ai keqperdor disa gra ne partine e tij per te sulmuar Ilir Meten nga familja”, ka nenvizuar Meta.

Kreu i LSI ka shtuar me tej se do te jete partia e tij ajo qe do te sjelle ndryshimin ne vend dhe ka kujtuar vitet e tij ne krye te qeverise.

“LSI do ta nxjerre vendin nga kriza dhe tranzicioni. Te gjithe e kujtojne me mall qeverisjen e Ilir Metes me kryerjen e reformave, me vendosjen e ligjit dhe me rritjen ekonomike. Ato ishin vitet kur ndryshimet ishin te prekshme. Fitore ne 28 qershor”, ka shtuar Meta.

Top Channel