Korce, gruri po kalbet

06/03/2009 12:00

Vitin qe shkoi, fermeret e Fushes se Korces, moren sasi te medha te grurit nga toka e tyre. Ata shpresonin qe ta shisnin kete prodhim por pas 9 muajsh me mijera ton grure ndodhen ende stok duke u kalbur dhe pa asnje shprese per shitje.

Banoret e zones se Drithasit ne fushen e Maliqit kane qe ne muajin shtator qe nuk gjejne treg per grurin. Tani tonelata me grure mbahen te mbuluara me plastmase jashte pallateve te ekspozuara ndaj lageshtires dhe brejtesve.

Fermeret e zones thone se nuk kane mundur te shesin prodhimin e sivjetshem qe ka mbetur stok pa sjelle asnje fitim.

Ne fshatrat e kesaj zone jane mbjelle 700 hektare me grure. Nga nje perllogaritje qe ka bere komuna e Libonikut vetem ne fshatrat e kesaj komune ka rezultuar, se jane 3 mije ton grure  te mbetura stok, nderkohe qe numerohen gjithsej 1500 fermere qe nuk kane mundur te nxjerrin fitime nga kultivimi i grurit.

Fermeret thone se prodhimi i shkuar dem do te hidhet ndersa kerkojne nga shteti marrjen e masave per te shpetuar per kete vit punen ne bujqesi.

Top Channel