Gazetaret: Denoncimi i “Fiksit”, sukses i plote

06/03/2009 19:45

Gazetare dhe analiste kane vleresuar rolin e emisionit “Fiks Fare” dhe te gazetares investigative qe provoi abuzimet e ish-ministrit te Kultures, Ylli Pango.

Andi Tela i gazetes “Panorama” deklaron se menyre simbolike te gjithe gazetaret ndjejne xhelozi per suksesin e misionit.

“Gazetarja ishte brenda detyrave te saj. Une besoj se une vete dhe shume kolege te shtypit ndihen xheloze ne nje histori te tille, sepse nje emision arriti suksesin. Ne ngelemi tek pjesa nese vajza ne provokimin e saj te detyres e tejkaloi cakun e vendosur mes nesh, por me sa vura re gazetarja ishte brenda rregullave”, pohon Tela.

Ndersa Arben Rrozhani i gazetes “Shekulli” thote se askush nuk duhet te biere pre e fjaleve te nje njeriu qe nuk mund te mbroje me as veten e tij.

“Ne nuk duhet te biem pre e vetembrojtjes qe Pango i beri mbreme vetes se tij. Une them se gazetarja, qe ka qene profesionale dhe kurajoze, e ka cuar ne fund misionin e saj”, nenvizon Tela.

Arritjen e “Fiks Fare” e vlereson edhe botuesi i gazetes “Albania” Ylli Rakipi, i cili i ka cilesuar si “te turpshme” reagimet e ish-ministrit te Kultures.

“Gjithe stafi i “Fiks Fare”, por vecanerisht gazetarja, ka realizuar per here te pare ne gazetarine shqiptare nje sukses profesional. Pergjigjia e zotit Pango dje ishte mjaft e turpshme, ai ishte kaq banal ne interpretim pasi nuk kuptohej se cfare thoshte. Kjo enigme ka nje shpjegim fare te thjeshte: Ky eshte zoti Pango”, shprehet Rakipi.

Edhe kryeredaktori i gazetes “Shqip”, Urim Bajrami ben te njejtin vleresim. “Kemi arritjen me te madhe gjate ketyre viteve. Kemi nje vajze qe kerkonte pune dhe ftohet ne vilen e ministrit, i cili i kerkon te zhvishet. Kemi nje investigim ku jane respektuar ne menyre rigoroze profesionalizmi dhe etika”, thote Bajrami.

Kryeredaktori i gazetes “Korieri”, Arjon Sulo deklaron se forma e investigimit eshte plotesisht e rregullt. “Pango eshte i marre fund dhe nuk ka cfare te beje me. Ai eshte nje emision investigativ dhe nuk mund te behet me menyra normale. Ne rastin e “Fiks Fare”, ata gazetare konsiderohen si speciale dhe keto forma jane te kuptueshme”, thekson Sulo.

Top Channel