“Fiks Fare”, pergjigje akuzave te Pangos

06/03/2009 15:10

Ceshtja “Pango” u quajt nje ceshtje e mbyllur sapo informacionet e mehershme, u vertetuan nga materialet e transmetuara ne “Fiks Fare”.

Keshtu pohuan perfaqesues te qeverise, duke konfirmuar tashme se ceshtja ne fjale eshte nje kapitull i mbyllur nga mazhoranca.

Po dje u rishfaq per publikun ish-ministri Pango. Gjate nje interviste televizive ne televizionin Klan, Pango dha nje variant konfuz te takimeve me gazetaren e ”Fiks Fare”, duke mohuar dhe pranuar njekohesisht ta kishte takuar vajzen ne Ministri .

Me pas Pango pranoi se kishte gabuar dhe kerkoi ndjese per pjesen ku ai tentoi te zhvishte gazetaren.

”Per momentin qe ka pare publiku e ndjej se duhet t’i kisha rezistuar atij tentacioni. Une vajzes nuk i kam kerkuar asnjehere raport. I kerkoj publikut ndjese per kete pjese”, u shpreh Pango.

Gjithsesi ish- ministri Pango e quajti kete nje telenovele te montuar dhe premtoi se do te fliste kur e drejta sipas tij te dilte ne krye.

Por cila eshte e verteta? A ka pasur provokime nga vajza ne sjellje dhe veshje? Cila eshte e verteta per takimet ne ministri, te cilat ish-ministri i mohoi e me pas tha se nuk ishte i sigurt?

Per te gjitha keto dhe materiale te tjera te patransmetuara me pare, sonte ne ora 20:15, drejtuesit e emisionit investigativ ”Fiks Fare”, qe moren persiper edhe denoncimin e ketij skandali, premtojne se kane pergjigjet e duhura, ndaj Ylli Pangos.

Top Channel