Durres, zjarr ne nje pike karburanti

06/03/2009 17:15

Nje person dhe nje pike karburanti rrezikuan te digjeshin paraditen e sotme ne rrugen nacionale Durres-Kavaje.

Nje automjet ka marre flake ndersa ishte ne levizje pak metra nje pike te tregtimit te karburanteve. Drejtuesi i mjetit ka mundur te largohet ne kohe duke shpetuar nga flaket dhe vetem nderhyrja e shpejte e forcave zjarrfikese ka shpetuar edhe piken e karburantit nga ndonje shperthim i mundshem i mjetit.

Pas mberritjes se zjarrefikesve policia zbuloi se zjarri ka ndodhur per shkak te nje defekti ne impiantin e gazit te lengshem te ketij automjeti.  

Top Channel