
Ish-mbikeqyresi i kompanise shteterore MEICO, Sokol Gjeci eshte sjelle ne gjykaten e Tiranes ne sekret te plote per t’u njohur me masen e sigurise. (UPDATE)
Gjeci eshte sjelle nga qelite e paraburgimit te 313 dhe eshte futur ne sallen e gjyqit nepermjet nje tuneli te nendheshem duke iu shmangur keshtu kamerave, nderkohe qe njohja nga ana e te pandehurit me akuzat eshte bere me dyer te mbyllura, pavaresisht se ekziston nje urdher per zhvillimin e tyre te hapura per publikun dhe mediat.
Dhe pikerisht per shkak te zhvillimit te seances me dyer te mbyllura, burime nga Keshilli i Larte i Drejtesise bejne te ditur se ka nisur inspektimi ndaj gjyqtarit. Se shpejti, te njejtat burime deklaruan se Keshilli i Larte i Drejtesise do te mblidhet per te nxjerre nje direktive te prere per gjyqtaret, sipas te ciles qe te gjitha seancat duhet te jene te hapura per publikun dhe mediat.
Ish-mbikeqyresi akuzohet nga Prokuroria e Pergjithshme per vrasje per shkak te cilesive te vecanta te nje e me shume personave si dhe shkaterrim te prones. Prokuroria e Pergjithshme dyshon se i pandehuri ka patur informacion per shkeljet dhe abuzimet qe kryheshin ne fabriken e demontimit ne gerdec, pasi ishte mbikeqyres i MEICO-s.
Por avokati mbrojtes Nik Progni pohoi para gjyqtarit Asim Vokshi se klienti i tij kishte thjesht nje detyre administrative ne fushen e marketingut dhe nuk kishte se si te kishte dijeni per gjerat qe ndodhnin. Burimet pohuan se i pandehuri nuk ka bere asnje deklarate perpara gjykatesit, Asim Vokshi.
Top Channel