“Fiksi” hedh poshte deklaratat e Pango

06/03/2009 20:55

Emisioni investigativ “Fiks Fare” iu eshte pergjigjur deklaratave te ish-ministrit te Kultures Ylli Pango, te bera ne televizionin Klan.

Ndryshe nga sa pretendonte Pango, se vajza nuk kishte shkuar asnjehere ne ministrine e tij per ta takuar, “Fiksi” tregoi pamjet ku gazetarja kishte shkuar ne MTKRS por nuk ishte pritur nga ministri.

Gjithashtu, emisioni hodhi poshte edhe deklaraten e Pango se vajza ishte veshur me nje dekolte provokuese, duke treguar se vajza ishte me xhup dhe duke transmetuar pamjet te shoqeruara me audio, ku Pango i thoshte: “hiqe xhupin”.

Top Channel