Turku, nje tjeter psikolog per Kulturen

05/03/2009 17:30

Pa kaluar 24 ore nga shkarkimi i paprecedent i Ylli Pangos, kryeministri Sali Berisha ka emeruar Ardian Turkun ne postin e ministrit te Turizmit, qe perfshin edhe tre fusha te tjera, Kulturen, Rinine dhe Sportet. (UPDATE)

Zoti Turku, me origjine nga Elbasani, ka nje pervoje disavjecare me administraten, pasi ka drejtuar bashkine e Elbasanit per nje mandat deri ne 2007-en dhe aktualisht kryen funksionet e kryetarit te keshillit te qarkut te Elbasanit. Por megjithese zgjedhja e tij, ishte surprize, ajo duket se ka qene e peshuar mire nga kryeministri Berisha.

Bashkepunetore te ngushte te kreut te qeverise pohojne per Top Channel disa arsye perse Ardian Turku ishte zgjedhja perfundimtare e kryeministrit Berisha, duke nisur se pari sic thuhet nga serioziteti ne pune i zotit Turku, nga pervoja ne administrate dhe pervoja e tij akademike. Kjo e fundit eshte nje pervoje thuajse e perbashket ate te Ylli Pangos, pasi qe te dy, si Pango edhe Turku kane pervoje pedagogjike, madje te se njejtes fushe, ne psikologji.Ndoshta nje eksperience qe do t’i duhet ministrit te ri Ardian Turku per te vene ne terapi stafin e Ministrise qe do te drejtoje, te cilet mund te jene tronditur me shume se gjithe te tjeret, kur kane pare sesi shefi i deri djeshem abuzonte me postin duke kerkuar perfitime seksuale.

Por per t’iu kthyer arsyeve serioze te kryeministrit Berisha ne perzgjedhjen e Ardian Turkut, duket se me e rendesishmja eshte llogaritja elektorale. Qarku i Elbasanit eshte nje nder tre qarqet me te medha ne vend, qe pas Tiranes dhe Fierit, con edhe me shume deputete ne parlament, 14.

Nje qark qe sipas rezultateve te 2005-es kishte nje vote te konsoliduar per te majten. Por ne lokalet e 2007-es, megjithese bashkia e Elbasanit u fitua nga socialistet, e djathta fitoi shumicen e anetareve te qarkut, kryetar i te cilit ishte deri sot zoti Turku.

Por sidoqe te ndahen mandatet me 28 qershor, me zgjedhjen e zotit Turku kryeministri Berisha beri edhe nje levizje tjeter te detyruar, duke larguar keshtu nga qeveria nje tjeter perfaqesues te KOP-it, te perfshire ne ceshtje publikisht te debatueshme, pas spostimit te ish-ministrit teTransporteve Basha, aktualisht ne nje proces gjyqesor, per segmentin Rreshen-Kalimash, te rruges Durres-Kukes.

Top Channel