Takimi i NATO-s, Basha perfaqeson Shqiperine

05/03/2009 18:40

Shqiperia eshte perfaqesuar ne takimin e NATO-s ne Bruksel nga ministri i Jashtem, Lulzim Basha, i cili ka gjetur kete rast si me te pershatshmin per te falenderuar vendet anetare te Aleances per realizimin me shpejtesi te procedurave, qe bejne te mundur anetaresimin e Shqiperise ne NATO deri ne samitin e Strasburgut, ne prill.

Ne takimet me sekretarin e Pergjithshem te Aleances, Jap de Hoop Shefer, sekretaren e shtetit, Hillary Clinton dhe homologe te tjere, ministri Basha tha se kishte marre vleresimin per reformat e ndermarra nga Shqiperia per arritjen e standarteve te Aleances.
Per sa i perket angazhimit te NATO-s ne Afganistan, Ministri Basha, ne emer te qeverise shqiptare, shprehu mbeshtetjen e Shqiperise per objektivat e NATO-s, si dhe gatishmerine e Shqiperise per rritjen e kontributit, duke demonstruar ne kete menyre rolin e Shqiperise si kontribuese e sigurise globale.

Top Channel