“Skandali”, jehone ne mediat e huaja

05/03/2009 12:05

Lajmi i shkarkimi te ministrit shqiptar te Kultures, Rinise dhe Sporteve per shkak te nje skandali seksual ka zene vend ne titujt e agjencive nderkombetare te lajmeve, duke mberritur madje deri ne Kine, ku ka gjetur jehone duke kaluar edhe censuren e qeverise komuniste. Por shpesh here ai eshte trajtuar si nje histori roze qe ka nxitur edhe fantazite e redaktoreve.

Duke publikuar informacionet e marra, Associated Press, DPA, gazeta “Internation Herald Tribune” dhe “Earthtimes” bejne te ditur se ministri Ylli Pango eshte shkarkuar brenda 30 minutash pasi emisioni “Fiks Fare” i televizionit Top Channel shfaqi pamjet, ku zyrtari i qeverise i kerkonte favore seksuale nje vajze ne kembim te punesimit.

Associated Press citon zedhenesin e kryeministri Grid Rroji, teksa konfirmon shkarkimin e menjehershem te Pangos.

Kjo agjenci thote se nuk mundi te kontaktoje me zotin Pango dhe se i vetmi reagim i tij vinte ne drejtim te kryeministrit, te cilit i ishte thene se ky eshte vetem nje makinacion mediatik. Ne media te tjera te huaja i behet jehone edhe thirrjeve te opozites per te ndjekur penalisht ministrin e shkarkuar, i cili nese shpallet fajtor rrezikon mbi tre vjet burg.

Nga SHBA deri ne Rusi, Kine, Norvegji e me tej, lajmi gjendet pothuaj ne cdo gjuhe te botes. Por te shkarkuar nga emocionet politike qe mbart nje ngjarje e tille per shqiptaret, media e huaja pertej informacionit, ne shumice e kane trajtuar si nje kuriozitet roze rastin e zotit Pango. Nje vend i vogel si Shqiperia qe ne shumicen e rasteve perben lajm per ngjarje te renda, kete radhe del ne vitrine ne mediat e te gjithe botes thjesht dhe vetem sepse nje minister ngacmon nje vajze te re qe kerkon pune. 

Top Channel