PS i eshte rikthyer serish mungeses se profesionalizmit ne radhet e Policise se Shtetit dhe kryesisht emerimeve sipas saj jashte kritereve profesionale.
Deputeti sacialist Pirro Lutaj, per te argumentuar politizimin e pikave kyce te drejtimit te policise, ka sjelle disa shembuj.
“Eshte emeruar ne Kukes Ylber Zyberi, pa arsim policor dhe qe ka kandiduar per deputet i PD. Po ne Kukes eshte emeruar Ritmir Bilali, edhe ky pa arsim policor por qe mban graden komisar. Gjithashtu jane Sokol Cena, i marre ne polici ne kundershtim me aktet ligjore dhe Shpendi Jaku, i perjashtuar nga policia dhe qe mban graden komisar”, ka deklaruar Lutaj.
PS, duke sjelle shembuj te emerimeve sipas saj jashte kritereve profesionale dhe me lidhje te dukshme politike ne radhet e Policise se Shtetit, ngre alarmin e rrezikimit te integritetit te zgjedhjeve te qershorit.
Top Channel