“Pango”, reagojne shoqatat e grave ne Kosove

05/03/2009 23:15

Perpos jehones ne mediat vendase, skandali seksual me ne qender ish-ministrin e Kultures, Ylli Pango ka terhequr edhe vemendjen e organizatave te grave ne Kosove.

Ne nje leter perkrahjeje per gazetaret e “Fiks fare”, Rrjeti i Grupeve te Grave te Kosoves, rrjeti i 86-te i organizatave te grave qe veprojne ne tere Kosoven, pershendet perpjekjet dhe dedikimin e tyre ne ekspozimin e nje ngacmimi seksual ndaj nje femre qe aplikon per pune.

Me denoncimin e ketij ngacmimi, sipas tyre, Top Channel dha nje shembull te qarte per te gjitha mediat e tjera ne rajon, te cilat duhet te luftojne dhunen dhe korrupsionin, por nuk e bejne. Ne leter thuhet shprehimisht:

“Ju pergezojme per guximin tuaj per ekspozimin e korrupsionit qe shpuri deri te shkarkimi i ministrit vetem pak kohe pas emetimit qe edhe nxiti debatin mese te nevojshem brenda qeverise dhe parlamentit te Shqiperise lidhur me kete ceshtje qe nuk eshte debatuar shume deri me tani”.

“Mendojme se mediat duhet te jene vigjilente per luftimin e korrupsionit dhe paraqitjes se zyrtareve te korruptuar, ato rralle ndermarrin rrezikun e nevojshem qe te nxjerrin ne pah keto dukuri negative. Fatkeqesisht, shume shpesh mediat heshtin nga ndikimi i partive politike dhe politikaneve te korruptuar. Heshtin per krimin e organizuar. Ne percjellim programin e televizionit tuaj dhe shohim per cdo dite e jave guximin dhe raportimin e kualitetit te larte hulumtues te demonstruar nga Top Channel, sidomos ne ‘Fiks Fare’ dhe ‘Protokalli’, ku permes humorit nxirrni ne pah dukurite negative te shoqerise shqiptare”.

Me pas, Rrjeti i Grupeve te Grave te Kosoves, shton se masat e qeverise per largimin e zyrtareve te korruptuar nuk duhen ndalur ketu. Vec pershendetjes per iniciativen qe solli shkarkimin e paprecedent te nje ministri per perfshirje ne nje skandal seksual, ato shprehin gatishmerine per te dhene ndihmesen e tyre ne te ardhmen, nese do te jete nevoja.

Top Channel