OST: Gjysma e Shqiperise, sot tete ore pa drita

05/03/2009 08:25

Operatori i Sistemit te Transmetimit (OST) njoftoi se diten e sotme do te kryhen punime ne nenstacionin 220 kv te Elbasanit. Si pasoje e kesaj nderhyrjeje, do te stakohet linja 220 kv Elbasan-Fier, qe do te krijoje mungese te theksuar te energjise elektrike.

Burime zyrtare nga OST deklaruan se gjate dites se sotme nga ora 08:00-17:00, do te kete nderprerje te energjise elektrike. Gjashte qytete, si Durresi, Kavaja, Rrogozhina, Lushnja, Fieri dhe Vlora nuk do te kene energji elektrike per tete ore rresht deri ne pasditen e sotme.

Nisur nga situata qe do te krijohet, OST kerkon mirekuptimin e konsumatoreve dhe biznesit, per shqetesimet qe mund te krijohen gjate oreve te punimeve. Mesohet gjithashtu se punimet ne nenstacionin 220 kilovolt te Elbasanit ishin pjese e planit per te nderhyre ne rrjet, si pasoje e remonteve te parashikuara ne fillim te vitit.

 

Top Channel