Korce, pushohen faturistet

05/03/2009 12:40

Reagimet e abonenteve familjare lidhur me mbifaturimet e energjise elektrike kane bere qe OSSH-ja ne Korce te pushoje nga puna dy faturiste nga 187 ankesa per faturat.

10 prej tyre kane qene me mbifaturim. Lajmi konfirmohet nga drejtori i OSSH Gezim Hoxhalli, i cili ka bere te ditur se jane verifikuar te gjitha rastet e konstestimeve qe kane ardhur nga ana e qytetareve prane kesaj drejtorie.

Pak kohe me pare qytetare te shumte kane ngritur pretendimin se faturat per muajin Janar ishin te fryra krahasuar me konsumin normal te energjise elektrike ose 30 % me te larta se muajt e meparshem.

Top Channel