Gaza, vriten dy pjesetare te Xhihadit

05/03/2009 11:10

Forcat izraelite kane sulmuar serish sot nga ajri Rripin e Gazes. Si rrjedhoje e bombardimeve kane humbur jeten dy ekstremiste palestineze.

Lajmin e bene te ditur burime spitalore nga pjesa e kontrolluar nga organizata Hamas. Viktimat i perkasin grupit Xhihad dhe jane qelluar per vdekje ne afersi te kufirit me Izraelin.

Forcat ajrore izraelite vrane dje njerin nga komandantet e Xhihadit, ndersa grupi ka kercenuar se do te hakmerret per vrasjen e tij. Po dje u bombarduan edhe tunelet ne Rafah, qe dyshohet se perdoren nga palestinezet per kontrabande armesh.

Top Channel