Durres, proteste e agjenteve doganore

05/03/2009 19:55

Perfaqesuesit e agjencive doganore qe veprojne ne portin e Durresit kane protestuar sot ndaj nje vendimi qe pengon ata te punojne per te perpunuar mallrat qe mberrijne ne tragetet e linjave.

Ata shpjegojne arsyet e protestes se tyre. “Policia me urdher te shefit te ri nuk na lejon te hyjme pa ardhur te gjitha tragetet. Sheshi eshte mbushur me kamione dhe ne nuk marrim dot dokumentat. Shefi i policise kerkon te marre rolin e pronarit”, shprehet nje prej protestuesve.

Vonesat ne perpunimin e mallrave ne doganen e Durresit vonon punen ne shume biznese, te cilat varen shume nga importet dhe eksportet qe realizohen nepermjet portit me te madh te vendit.

Top Channel