“Top Story”, sot ne mbremje videoja e skandalit

05/03/2009 20:30

Sonte ne emisionin “Top Story”, ne ora 21 ne Top Channel, do te transmetohet pjesa tjeter e pergjimeve te atij qe tashme po njihet si skandali “Pango”, apo “Pango-gejt”.

Nje montazh gati njezet minutesh i patransmetuar me pare dhe qe forcon faktet e dhena nje dite me pare, per abuzimin me postin nga ish-ministri Pango.

Gazetaret e Top Channel dhe “Fiks Fare” do te tregojne gjithashtu sesi investiguan kete ceshtje te rende dhe delikate.

Te ftuar gjithashtu ne emision jane analiste dhe gazetare, si edhe zevendeskryeministri Genc Pollo e kreu i PSD, Skender Gjinushi.

Top Channel