Sudan, Haga leshon urdher arresti per presidentin

04/03/2009 14:45

Gjykata Nderkombetare Kriminale ne Hage leshoi nje urdher arresti per presidentin e Sudanit, i cili akuzohet per krime lufte dhe krime kunder njerezimit ne Darfur.

Ky eshte i pari urdher arresti qe leshohet nga kjo gjykate per nje kryetar shteti. Presidenti sudanez Omar al-Bashir i hedh poshte akuzat. Duke folur gjate perurimit te nje hidrocentrali ne vendin  e tij, Bashir u tha gjykatesve ta hanin vete fleten e arrestit qe do t’i leshonin atij.

Ajo nuk ka asnje vlere u shpreh presidenti i kerkuar nga gjykata nderkombetare per masakrat ndaj popullsise civile ne Darfur. Sipas OKB, rreth 300 mije njerez kane vdekur dhe miliona te tjera jane zhvendosur gjate 6 vjeteve te konfliktit ne rajon.

Situata ne kryeqytetin e Sudanit, Kartum ishte e ndere teksa njerezit degjonin lajmin per urdher arrestin e presidentit. Analistet i frikesohen shperthimit te trazirave.

Top Channel