Khamenei sulmon Izraelin dhe Obamen

04/03/2009 11:05

Irani sulmon ashper Izraelin. “Holokausti ishte nje pretekst per krijimin e nje shteti hebre, qe eshte kancer”.

Deklarata eshte bere nga ajatollahu Ali Khamenei, qe ka hapur nje konference nderkombetare ne Teheran, ne mbeshtetje te palestinezeve.

Tonet e ashpra nuk kane munguar as per presidentin amerikan Barak Obama, per te cilin Khamenei tha se mbron terrorizmin e shtetit hebre. Lideri suprem i iranianeve tha se presidenti i justifikoi operacionet ushtarake ne Gaza me te drejtet e Izraelit per te ruajtur sigurine.

“Obama ka ndermarre nje rruge te gabuar, jo te ndryshme nga ajo e paraardhesit Xhorxh Bush”, tha Khamenei.

Top Channel