Brown: Perpara per ndryshimin ekonomik

04/03/2009 18:40

Kryeministri britanik Gordon Brown ka marre nje “standing ovation” nga Kongresi amerikan, pasi beri thirrje per perteritjen e marredhenieve “te vecanta” mes dy vendeve.

Brown, kryeministri i peste ne histori qe mban nje fjalim para te dyja dhomave ne Kepitol Hill, beri thirrje qe SHBA dhe Britania te bejne perpara per te arritur ndryshimin ekonomik.

“Asnje nga vendet nuk duhet te kapet pas proteksionizmit qe nuk mbron asnje, por duhet te kapin momentin”, ka deklaruar Brown.

Nder te tjera, Brown ka vleresuar punen e trupave te SHBA ne Afganistan, duke theksuar se terroristet nuk do ta shkaterrojne kurre shpirtin amerikan.

“Partneriteti mes UK dhe USA eshte i pathyeshem dhe asnje fuqi ne bote nuk do te mund te na ndaje”, ka shtuar ai.

Top Channel