Bosch: Pajisja me karta, detyre qytetare

04/03/2009 15:55

Ambasadori i OSBE-se, Robert Bosch, gjate nje vizite ne njesine bashkiake numer 7, u kerkoi qytetareve qe te pajisen me karta, ne menyre qe te shprehin voten e tyre me 28 qershor.

“Ne mbeshtesim zgjedhjet e lira. Nuk ka arsye se perse njerezit te mos vijne per te bere aplikimin per karta, pasi kjo eshte nje detyre qytetare”, u shpreh Bosch.  

Zevendeministri i Brendshem, Ferdinand Pone, i cili ka shoqeruar ambasadorin Bosch, ne kete njesi bashkiake ku kishte fare pak qytetare tha se deri me 15 mars do te perfundoje aplikimi per karta ne te gjitha njesite, ku numerohen me shume se 5 mije banore.

Duke iu pergjigjur deklaratave te nje dite me pare te perfaqesuesve te opozites, zoti Pone tha qe jane hapur 100 zyra qe do te menaxhojne 383 njesi vendore ne te gjithe vendin.

 

Top Channel