Al Bashir, Unioni Afrikan: Jo, urdher-arrestit

04/03/2009 17:00

Urdher-arresti i leshuar nga gjykata e Hages per presidentin sudanez Omar Al Bashir ka ngjallur reagime te shumta ne radhet e komunitetit nderkombetar.

Fjalet e para te vete zyrtareve sudaneze kane qene: “kjo kerkese eshte pjese e nje plani neokolonial”. Nderkohe qe ne Kartoum qindra persona kane dale ne rruge per te protestuar kunder vendimit te Hages.

Reagime ka pasur edhe nga presidenti i Bashkimit Afrikan, Jean Ping. “Vendimi i Hages per te arrestuar presidentin sudanez rrezikon te kercenoje procesin e brishte te paqes ne Sudan”, ka deklaruar ai.

Ndersa ministri i Jashtem egjiptian, Ahmed Aboul Gheit ka njoftuar se Kajroja do t’i kerkoje Keshillit te Sigurimit te OKB-se qe te pezulloje urdher-arrestin.

Top Channel