Patozi: Ende heret per listen e kandidateve te PD

03/03/2009 09:00

Kryetari i grupit parlamentar te PD-se e sheh me optimizem rezultatin e zgjedhjeve te 28 qershorit.

I ftuar ne emisionin “Wake Up” ne Top Channel, Astrit Patozi u shpreh se diferencen ne zgjedhjet e ardhshme nuk do ta bejne imazhet, apo taktikat me te cilat do te prezantohen lideret e partive, por kontrasti qe ekziston mes dy forcave politike.

“Do te jemi koalicioni fitues, sepse kemi ndryshuar Shqiperine. Diferencen do ta beje ajo c’ka ne shfaqem perpara shqiptareve, qe pas marrjes se pushtetit ne vitin 2005”, tha Patozi.

II pyetur per kandidatet e PD-se per deputete ne parlamentin e ardhshem, Patozi u shpreh se eshte shume heret per te publikuar listen dhe se emrat e perfolur deri tani ne shtyp jane spekulime. “Per shkak te kodit te ri zgjedhor, do te kemi nje parlament me cilesor”, tha Patozi.

Ne lidhje me Ligjin e shumedebatuar te Lustracionit, qe eshte pezulluar nga Gjykata Kushtetuese, Patozi tha se pavaresisht mospelqimit, PD do te prese dhe respektoje vendimin e gjykates. “Ishte vendim i prishtem, por shenoi nje hap prapa per demokracine. Ne kemi nevoje te ndalemi nga e kaluara e erret dhe kerbaci i diktatures. Fituam nje beteje politike e publike, por beteja gjyqesore vazhdon”, tha Patozi.

Top Channel