Pakistan, sulmohet skuadra e kriketit te Sri Lankas

03/03/2009 10:00

Gjashte police dhe dy civile gjeten vdekjen gjate nje sulmi ne Pakistan. Persona te armatosur hapen zjarr ndaj nje autobusi te skuadres se kriketit te Sri Lankas ne Lahore.

Viktimat jane gjashte agjente dhe dy kalimtare. “Policet sakrifikuan jetet e tyre per te shpetuar jeten e sportisteve”, tha shefi i policise ne Lahore.

Sulmi u krye nga 12 persona me fytyre te mbuluar, te armatosur me arme kallashnikov, raketa dhe granata, ndersa autobusi po kthehej nga nje ndeshje kunder kombetares pakistaneze te kriketit. Reagimi i policise nxiti nje beteje, qe zgjati per gjysme ore. Sipas njoftimeve, kater persona jane arrestuar.

Objektivi i sulmit ishte sekuestrimi i autobusit, por nderhyrja e policise beri qe plani te deshtonte. Gjashte persona u plagosen nga sulmi, pese lojtare dhe nje zv/trainer.

Top Channel