Kriza, Toyota kerkon hua nga shteti

03/03/2009 13:05

Kompania me e madhe e prodhimit te automjeteve ne bote, Toyota, kerkon hua nga shteti per te perballuar krizen.

Gjiganti i ka kerkuar Bankes Japoneze per Bashkepunimin Nderkombetar, hua me vlere rreth 1,7 miliarde euro, per te mbeshtetur aktivitetet e saj. Me 6 shkurt Toyota deklaroi se kishte pesuar 2,9 miliard euro humbje ne vitet 2008-2009.

Ajo eshte kompania e pare qe perdor ndihmen e qeverise per te ndihmuar ndermarrjet qe veprojne jashe vendit dhe qe ndodhen ne veshtiresi per mbledhjen e fondeve. Kerkesat per blerje automjetesh kane shenuar renie per kompanine.

Nga anan tjeter ministria japoneze e Financave njoftoi se do te jape 5 miliarde dollare shtese per bankat nga rezervat e saj.

Top Channel