KQZ, gati modeli i fletes se votimit

03/03/2009 08:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet te miratoje neser modelin e fleteve te votimit qe do te perdoren per zgjedhjet per kuvendin e vitit 2009.

Fleta e votimit per partite politike dhe koalicionet duhet te kete elementet e percaktuara ne nenet e sipercituara. Fleta duhet te kete ngjyre dhe forme te njejte per te gjitha zonat  gjedhore.

Gjithashtu ajo duhet te jete prej letre, me ngjyre, trashesi dhe elemente konfigurimi te tilla qe te mos lejojne leximin e votes ne pjesen e pasme te saj. KQZ pritet te kerkoje shtypjen e 3.195.913 fleteve te votimit per zgjedhjet e 28 qershorit.

Nje tjeter pike e rendit te dites eshte projektvendimi per miratimin e projektit: “Strategjia e trajnimit te anetareve te komisioneve zgjedhore te niveleve te dyta dhe te treta (KZAZ,KQV,GNV), per zgjedhjet.

 

Top Channel