“Jali”, Rama: Akuzat e qeverise ndaj BB, te turpshme

03/03/2009 12:55

Kryetari i opozites, Edi Rama, e cilesoi si te turpshem qendrimin e qeverise shqiptare ndaj shqetesimeve te Bankes Boterore lidhur me projektin per Jalin.

Ne nje konference per media, shefi i socialisteve, theksoi se te gjitha akuzat pa baze per Banken, se urdheroi prishjen e ndertimeve ne Jal, jane nje turp i kryeministrit dhe qeverise se tij.

“Edhe nje here qeveria tregoi se eshte e paafte dhe e korruptuar. Qeveria shqiptare u soll sipas kodit primitiv te nje bashkesie te pazhvilluar, duke hedhur te gjithe balten e mundshme mbi Banken. Ekzekutivi ka pergjegjesi per te gjithe kete amulli, qe prej emerimit si menaxhues projekti te dhendrit te kryeministrit, deri te menaxhimi skandaloz i projektit”, u shpreh Rama.

Kreu i opozites shprehu mirenjohjen per Banken dhe perpjekjet e saj nder vite per zhvillimin e vendit tone dhe kujtoi, se sulmi ndaj saj ne kete moment kur te gjitha vendet shume here me te zhvilluara se ne po kalojne krize ekonomike, deshmojne arrogancen e pashembullt te qeverise se drejtuar prej kryeministrit Berisha.

Top Channel