Te dhenat me te fundit zyrtare te Institutit te Statistikave tregojne se gjate muajit janar tregtia e Shqiperise me vendet e tjera ka shenuar nje renie jo te vogel, ne te dy kahet e saj, si ne importe ashtu dhe eksporte.
Te dhenat tregojne se renia ka qene me e forte ne kahun e eksporteve. Sipas INSTAT, gjate janarit, eksportet rane me 11 per qind krahasuar me te njejtin muaj te nje viti me pare ndersa importet u ulen me 10.5 per qind. Deficiti tregtar i ketij muaji shkon afersisht ne 21,2 miliarde lek.
Pjesen me te madhe te tregtise me jashte me shume se 69 % e ka zene tregtia me vendet e Bashkimit Europian. Per muajin janar ka pasur rritje te eksporteve per grupet “makineri, pajisje dhe pjese kembimi” , “produkte kimike dhe plastike”, “tekstile dhe kepuce” dhe renie ne gati 32 % per “materialet e ndertimit dhe metalet”.
Persa i perket importeve ka pasur nje renie te tyre per grupet “makineri, pajisje dhe pjese kembimi” , “Produkte kimike dhe plastike” dhe “ushqime, pije e duhan”.
Top Channel