Emergjence zjarresh ne Australi, mbyllen 600 shkolla

03/03/2009 12:20

Vazhdon situata emergjente e zjarreve ne Australi. Zjarrfikesit po mbikeqyrin disa vatra zjarri qe jane ende aktive, pasi ato mund te kthehen ne kercenim serioz per qendrat e banuara.

Zjarret me te medha jane regjistruar ne shtetin e Viktorias, ku kryeministri foli per nje periudhe akoma edhe me te rrezikshme.

Sot jane mbyllur me shume se 600 shkolla dhe 30 parqe kombetare. Pese milione njerez jane njoftuar permes sms-ve per situaten e rrezikshme.

Top Channel