Clinton ne Izrael, bisedime me Livnin dhe Netanyahun

03/03/2009 08:20

Sekretarja amerikane Shtetit, Hillary Clinton do te takohet sot me udheheqesit kryesore izraelite, ne kuader te misionit te saj te pare ne Lindjen e Mesme.

Ajo do te kete takime me presidentin Peres dhe bisedime te vecanta me ministren e Jashtme, Tzipi Livni dhe Binyamin Netanyahun, qe eshte caktuar per krijimin e qeverise se re izraelite.

Clinton pritet te shkoje neser ne Bregun Perendimor per bisedime me presidentin palestinez, Mahmud Abas. Clinton ka kembengulur se administrata e re amerikane eshte e angazhuar per ndertimin e nje shteti palestinez.

Nje zyrtar i larte ne Uashington tha se ky qendrim nuk parakupton se tani Amerika do t’i kundervihet Izraelit, por ndoshta marredheniet mund te ftohen disi, ose te behen pak me te veshtira.

Top Channel