Shoqatat e biznesit leshojne alarmin se nje pjese e sipermarrjeve po perballen me veshtiresi per te gjetur likuiditet.
Disa thone se kjo situate ka ardhur per shkak se bankat kane shtrenguar politikat e kredise, te tjere konfirmojne stepjen e vete biznesit te diktuara nga kriza nderkombetare.
Shtrengimi i kredise mund te implikoje jo vetem biznesin por edhe ekonomine ne teresi. Ndaj ne kete pike sipermarrja ben nje apel per bankat.
Sipermarres te tjere te grupimit te konfindustrise, ku pjesa me e madhe e tyre i perkasin sektorin ushqimor, thone se ata nuk e kane patur te veshtire per kredi. Sipas tyre kriza nuk mbart vetem te keqija per ekonomine, por ka dhe disa ane pozitive.
Sipas te dhenave me te fundit te Bankes se Shqiperise, gjate muajit dhjetor kredia per sektorin privat, per here te pare pas kater vitesh ka qene ne renie.
Top Channel