SHBA: Gjyqtare mos u dorezoni!

02/03/2009 15:00

Duke komentuar per here te pare pas publikimit, raportin e Departamentit te Shtetit per te Drejtat e Njeriut, ambasadori amerikan John Withers shpjegoi se ne kendveshtrimin e qeverise se tij nuk ka asgje me te rendesishme per nje shoqeri demokratike, sesa nje sistem drejtesie i lire, i pavarur dhe i ndershem. (UPDATE)

Ne menyre metaforike, ai beri thirrje atyre qe nuk e kane lexuar raportin, qe ta lexojne vetem ne kete menyre.  

“Eshte nje deklarate shume e qarte, eshte nje deklarate shume e forte dhe ju nxis te gjitheve qe nuk keni pasur mundesine qe ta lexoni me kujdes.  Mendoj te gjithe do te shihni qe epiqendra e atij raporti eshte theksi mbi sundimin e ligjit ne Shqiperi.
Qeveria ime dhe ambasada ime ketu mbeshtesim fort pavaresine e sistemit gjyqesor dhe jemi ketu per te ndihmuar ne çdo menyre qe mundemi ruajtjen e asaj pavaresie.
Nuk ka asgje me te rendesishme se sa besnikeria ndaj parimeve te Kushtetutes.  Nuk ka asgje me te rendesishme se sa ndarja e pushteteve midis dhe ndermjet degeve te ndryshme te qeverisjes.  Nuk ka asgje me te rendesishme se sa pavaresia e gjyqesorit.
Me lejoni te jem i qarte mbi ç’mendoj une se nenkupton pavaresia e gjyqesorit. Eshte pavaresia per te vendosur duke u bazuar vetem mbi ligjin dhe faktet, te lire nga presione politike dhe personale.  Shqiperia duhet t’i perkushtohet mbrojtjes se pavaresise se gjyqesorit per te siguruar perparimin e saj demokratik. Çfaredo kanosje ndaj kesaj pavaresie eshte nje hap i qarte prapa”, u shpreh Withers.  

Ambasadori e beri te qarte qe Shtetet e Bashkuara nuk ishin indiferente ndaj kushteve nen te cilat funksionon sistemi i drejtesise.

“E di qe eshte jashtezakonisht e veshtire qe njerezit te marrin qendrime me kuraje ne nje mjedis politik qe u ben presion.  E di qe eshte jashtezakonisht e veshtire kur behen deklarata ne gazeta e televizione qe ju vendosin ju ne shenjester te kritikave.  Por, une i admiroj shembujt e shumte qe kam pare te gjyqtareve qe ngrihen, qe i jane besnike vetem ligjit, dhe qe ne fund e kane respektin per ligjin me te madh se sa friken nga manovrat politike.
Dhe, per rrjedhoje, mesazhi im per ju sot eshte shume i thjeshte.  Nuk jeni vetem ne respektimin e ligjit, nuk jeni vetem ne marrjen e qendrimeve me kuraje.  Qeveria ime, popujt e demokracive kudo do t’ju mbeshtesin; do te qendrojme me ju nderkohe qe i merrni keto vendime te guximshme”, u shpreh Withers.

Ne kete kuader ambasadori vleresoi rolin e KLD-se, si nje nga institucionet me te rendesishme ne vend. Nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu, duke cituar librin “Integriteti” te juristit Stephen Carter, tha se pasiviteti eshte element i njerezve pa integritet.

Top Channel