Kuvend, debate per raportin e DASH

02/03/2009 19:00

Kryetarja e grupit kuvendor te PS, Valentina Leskaj gjate fjales se saj ne seancen parlamentare ka kritikuar qeverine per kritikat e renda qe sipas saj ka marre ne raportin e fundit te Departamentit amerikan te Shtetit.

Sipas Leskaj, fakti me i rende eshte pjesa ku raporti thote se qeveria po nderhyn tek institucionet e pavarura.

“Raporti i DASH per te drejtat e njeriut eshte me i rende se ai i nje viti me pare. Mjafton te krahasosh raportin e vitit 2007 me ate te 2008. Ai i 2007 thekson se ka pasur probleme ne burgje, me korrupsionin ne polici, etj, ndersa ai i 2008 thekson se ka probleme me nderhyrjen e qeverise tek institucionet e pavarura dhe mediat. Raporti i dyte flet per cenim te shtetit ligjor dhe presion ndaj institucioneve te pavarura”, ka pohuar Leskaj.

Ajo ka shtuar me tej se, ngjarje si ajo e Gerdecit dhe ceshtja “Fazllic” tregojne papergjegjshmerine e qeverise aktuale.

Por menjehere pas Leskaj ka reaguar ministri i Brendshem Bujar Nishani, i cili ka theksuar se raporti i Departamentit te Shtetit per Shqiperine ka ardhur duke u permiresuar nga viti ne vit.

“Ne raportet e DASH ka permiresime, mjafton te shohesh raportin e 2005-es dhe ta krahasosh me 2004-en dhe 2003-shin. Nese i referohemi te drejtave te qytetareve ne raportin e vitit 2004, aty ka nje liste emrash personash qe jane dhunuar nga regjimi i asaj kohe”, ka pohuar Nishani.

Sipas tij, ne raport tregohet edhe rritja e angazhimit te qeverise ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.

“Ne raportin e DASH thuhet se ne luften kunder korrupsionit Shqiperia u ngjit 20 vende me larte. Ndersa po t’i referohemi krimit te organizuar, ne raport theksohet se eshte minimumi historik ne 18 vitet e fundit”, ka saktesuar Nishani.

Top Channel