Kreu i LSI ne Laprake: Meta i sherben Berishes

02/03/2009 20:10

Kryetari i deges se Levizjes Socialiste per Integrim ne Laprake, se bashku me 15 drejtues seksionesh kane dhene sot doreheqjen nga kjo parti politike, duke akuzuar Ilir Meten se po bashkepunon me kryeministrin Berisha.

Ramadan Buci ka theksuar se LSI u krijua per shkak se PS ishte pushtuar nga njerez te korruptuar, te cilet tani po anetaresohen ne LSI. Gjithashtu eshte lajmeruar edhe bashkimi i tyre me PS.

“Jemi te bindur se shqiptareve u duhet nje ndryshim i madh, qe po pengohet nga Ilir Meta dhe bashkepunimi i tij me Berishen. LSI u krijua kur PS-ne e kishin pushtuar njerez te korruptuar, te cilet tani jane futur tek LSI. Per kete arsye, ne, 15 anetare te LSI ne Laprake japim doreheqjen dhe bashkohemi me opoziten e vertete”, ka deklaruar Ramadan Buci.

Top Channel