Itali, tragjedi ne nje familje shqiptare

01/03/2009 11:20

Nje shtetase shqiptare ne Itali dhe dy femijet e saj kane humbur jeten mengjesin e sotem si pasoje e nje shperthimi ne vilen ku jetonin.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave tragjedia ndodhi ne provincen e Firences, Barberino Del Muxhelo.

Sipas burimeve, te cilat nuk kane publikuar emrat e viktimave, shperthimi ne vilen dykateshe ndodhi per shkak te nje rrjedhjeje gazi.

Burimet saktesojne me tej se femijet qe humben jeten ishin te moshave 14 dhe 13 vjec, nderkohe qe dyshohet qe ne banese te kene qene edhe e motra e mamase se dy femijeve, si dhe nje femije tjeter.

Top Channel