Interneti, pak i njohur ne Shqiperi

01/03/2009 20:15

“Shqiperia ne moshen e internetit” ndoshta do te mbetet ende nje slogan per shqiptaret. Interneti per shume se gjysmen e femijeve qe jetojne ne fshat eshte thjesht nje emer te cilit ata, ne rastin me te mire i dine vetem kuptimin.

Studimi i UNICEF-it tregon se 55% e femijeve te moshave 9 deri ne 17 vjec qe jetojne dhe frekuentojne shkollat e zonave rurale te vendit nuk kane asnje informacion per internetin.

Por situata nuk ndryshon shume edhe ne disa qytete te vendit. Sipas ketij studimi, rezulton se 21.5% e femijeve qe jetojne ne qytetet e medha te vendin nuk e kane perdorur kurre internetin.

Por diferenca ka edhe mes femijeve qe kane kompjuter ne shtepi dhe e kane te lidhur me internetin.

Meshkujt duket se jane me te perparuar ne perdorimin e internetit ne krahasim me femrat, pasi 13.6% e tyre dine ta perdorin rrjetin shume mire.

Te dhenat e ketij studimi ku jane pyetur 2 mije e 200 femije tregojne se 73.8% e femijeve e perdorin kompjuterin per tu argetuar me lojra te ndryshme.

Vetem 51% e tyre e perdorin per mesime.

Megjithese qeveria ka premtuar se brenda muajve te pare te ketij viti te gjitha shkollat do te pajisen me kompjutera dhe internet, rreth 13% e ketyre femijeve s’dine asgje mbi internetin.

Studimi eshte kryer ne 100 shkolla te vendit qe ndodhen ne qytete si Tirana, Korca, Kavaje, Fier, Shkoder dhe ne Selenice te Vlores.

Top Channel