Droga ne Malin e Zi, 7 shqiptare ne kerkim

01/03/2009 13:15

Shtate shqiptare jane te dyshuar si bashkepunetore te grupit malazez per trafikun e droges.

Burime nga Prokuroria e Krimeve te Renda, e cila ka marre ne dore hetimet per kete rast, deklarojne se personat shqiptare komunikonin me te arrestuarit malazeze duke iu siguruar atyre edhe hashashin.

Mesohet se personat ne Shqiperi mbahen ne vezhgim, ne pritje te arrestimit dhe pritet leter-porosia e autoriteteve malazeze per te ndaluar dhe arrestuar te dyshuarit. Nderkohe qe sasia e droges se kapur eshte 2.5 tone dhe jo 25 kilograme.

Dy dite me pare, policia e Malit te Zi njoftoi per arrestimin e 25 personave, te cilet kishin organizuar nje trafik te lendeve narkotike mes Shqiperise dhe Malit te Zi.

Top Channel