Tragjedia e 9 janarit, familjaret ne greve per trupat

28/02/2009 19:25

Familjaret e personave te zhdukur ne tragjedine e 9 janarit 2004 kane nisur sot ne mesdite ne Shkoder nje greve urie pasi ata kerkojne gjetjen e trupave te femijve te tyre te zhdukur.

Protesta e familjareve nisi serish pasi ata thone se kane siguruar nje deklarate te ish shefit te krimeve te asaj kohe ne Vlore, Sokol Bizhga, ku thuhet se ne daten e 10 janarit, nje dite pas tragjedise, jane gjetur trupat e pajete te atyre qe sot cilesohen si te zhdukur.

Familjaret e viktimave thone se greva e tyre do te arrije deri ne veteflijim dhe se me vete kane marre edhe arkivolet. Ata akuzojne Ministrine e Mbrojtjes dhe ate te Transporteve se nuk u dhane ndihmen ne kohen e duhur femijeve te tyre.

Ne 9 janar te 2004-es, ne ujrat e detit Jon humben jeten 28 te rinj, kryesisht nga zona e Shkodres, te cilet u nisen me nje gomone nga vendi i quajtur Dhrale ne plazhin e Palases.
 

Top Channel