Kriza e ndertimit, bie prodhimi i lendeve te para

28/02/2009 15:15

Dhe pse nuk dine te thone nese renia e punes se tyre eshte per efekt te krizes ekonomike globale, prodhuesit e lendeve te para per ndertim deklarojne se krahasuar me vjet kete fillim viti puna eshte ne renie.

“Puna ka pesuar renie krahasuar me vitin e kaluar”, thote Enris Tafa, inxhinier ne nje prej firmave ndertuese.

Sipas tyre rritja e cmimeve te lendeve te prodhimit ka ndikuar dhe ne cmimet e shitjeve, te cilet kane shfaqur nje tendence rritjeje.

“Ne krahasim me vitin qe shkoi, kostoja eshte ngritur me shume dhe ne po mundohemi te punojme me cmime sa me te uleta”, u shpreh Tafa.

Renia e punes ne sektorin e ndertimit eshte nje nga faktoret kryesore te uljes se volumit te punes per prodhuesit e lendeve te ndertimit. Ata thone se aktualisht po punojne me porosi te vogla.

Top Channel