Deficiti tregtar me se gjysme miliard euro

28/02/2009 15:50

Bujqesia shqiptare mbetet ende e paafte te konkurroje ne tregjet nderkombetare.

Bilanci i tregtise ne kete sektor, madje ka nisur te perkeqesohet me ritme edhe me te shpejta. Sipas te dhenave me te fundit te Qendres Shqiptare per tregtine me jashte, gjate vitit 2008, diferenca ne import eksporte per prodhimet bujqesore, eshte ne favor te importeve me shume se gjysme miliarde euro, me nje rritje prej afro 22 per qind krahasuar me nje vit me pare.

Kjo per shkak se importet bujqesore u rriten me 20 per qind, nderkohe eksportet qe paten rritjen me te ulet te dhjete viteve te fundit me vetem 2 per qind.

Krahasimi i te dhenave tregon se tregtia e mallrave bujqesore rezulton me tregues edhe me te perkeqesuar se sa ajo e tregtise se jashtme ne pergjithesi.

Ne total Shqiperia importon produkte nga jashte 4 here me shume ne vlere se sa eksporton. Por per bujqesine raporti eksport-import eshte 1 me 10.

Megjithese nga te gjtha qeverite bujqesia eshte konsideruar nje nga sektoret prioritare, shifrat e fundit thone se eshte pikerisht ky sektor qe sjell edhe gropen me te madhe te deficitit ne tregti, me rreth 20 per qind te totalit.

Top Channel